Thirrjet ‘Rama Ik’ zhvendosen nga stadiumet, tashmë në çdo sallë.
Kryeministri Edi Rama e humbi kontrollin teksa mbante një fjalim në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Mjekësisë.
Ndërsa po mbante fjalim përpara atyre që në shumicë po bëhen gati të braktisin vendin, dikush nga salla thirri: Duam bileta për arratisje.
Kryeministri u tërbua për shkak se salla e mbështeti studentin me duartrokitje.
Rama vazhdoi të fliste, por u dëgjuan edhe thirrje ‘Rama ik’ dhe vazhdimisht duartrokitje kundër tij. Më pas një student i tha se vetëm të pasurit arsimohen në vend.
Dukshëm jashtë kontrollit, Rama tha: “Shoqërojeni te shërbimi mjekësor, jepjani një recetë”.
Fyerjet janë bërë argumenti i vetëm i kryeministrit ndaj kujtdo që ka nisur ta kritikojë. Disa ditë më parë ai u shformua plotësisht në studion e emisionit ‘Opinion’.
Ndërkohë ai nuk e merr shpesh guximin të dalë në publik për shkak të këtyre incidenteve.