Në sheshin para Teatrit Kombëtar u zhvillua shpallja e Konkursit Mbarëkombëtar për Monumentin e Lëvizjes Studentore dhe Qytetare për Demokraci.
Gjatë fjalës së tij, anëtari i Kryesisë së PD, Jamarbër Malltezi, tha se nëse shqiptarët do të jenë të bashkuar për kauza të demokracisë dhe lirisë, “atëherë do jemi gjithmonë fitimtarë”.
Ndërkohë lideri i PD-së Lulzim Basha tha se qytetarët e Tiranës, shqiptarët i tregojnë një bote të tërë se janë një popull që dinë të mbrojnë artin dinë ti bëjnë fre babëzisë atëherë kur duket se nuk ka kufij. “19 shkurti i vitit ’91 , ishte i mbushur me pasiguri. Kurrë nuk është vonë të pendohemi për mëkatet tona personale. Kurrë nuk është vonë të sigurojmë liri dhe dinjitet për Shqipërinë, për fëmijët tanë”, u shpreh Basha.