Zbulohet lista me emrat/ Do deklarojnë pasurinë, kush janë 32 personat e skeduar nga OFL

Premte, 21 February 2020 16:10

Kur po bëhen 3 javë që nga nisja e operacionit “Forca e Ligjit”, Policia ka nisur 28 formularë, për subjekte që sipas saj preken nga akti normativ i datës 31 janar 2020. Dje, OFL u nisi letrat e radhës dy personave në Tiranë, njëri i dënuar më parë për vrasje në Itali, ndërsa tjetri për shkatërrim të pronës me zjarr.

Ndërsa dy ditë më parë, OFL dorëzoi kërkesat për Ervis Martinajn dhe dy vëllezërit biznesmenë Arben e Valentino Kaçori. Sipas Policisë, këta persona, si subjekte të Ligjit Special, duhet të plotësojnë formularin për deklarimin e pasurisë e ta dorëzojnë në OFL brenda 48 orëve.

 

Në ditët në vazhdim, të paktën nga aq sa janë skeduar deri tani, “Forca e Ligjit” do të kërkojë vetëdeklarimin e pasurisë edhe për 32 persona të tjerë, vetëm në Tiranë. Të gjithë këta persona kanë qenë të dënuar brenda dhe jashtë vendit gjatë 30 viteve të fundit, ose kanë qenë në hetim apo të akuzuar për vepra penale që parashikon akti normativ.

Makina te sekuestruara
Makina te sekuestruara

KERKESAT E RADHES

Në daljen e saj të radhës, kësaj here në parkun ku ishin të sistemuara të gjitha makinat luksoze dhe ato të blinduara që janë sekuestruar gjatë këtyre javëve, zëdhënësja e OFL deklaroi se operacioni “Forca e Ligjit” vijon me intensitet.

Kërkesat kanë vazhduar edhe dje në zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda. “OFL, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit, po kryen veprime komplekse, për përmbushjen e detyrimeve të përcaktuara në Ligjin Special.

Në këtë kuadër, bazuar në Aktin Normativ nr. 1, të datës 31 janar 2020, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve: A. L., me banim në Tiranë, i dënuar në Itali për “Vrasje në rrethana cilësuese”; E. D., me banim në Tiranë, i dënuar për “Shkatërrim të pronës me zjarr”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFLja bën me dije se formularët e plotësuar nga personat që u është kërkuar vetëdeklarimi janë dorëzuar në SPAK, sipas përcaktimit në Aktin Normativ nr. 1, të datës 31 janar 2020″, tha dje zëdhënësja e OFL-së.

ddf

SUBJEKTET E LIGJIT

Në Nenin 5 të Aktit Normativ që aktualisht po zbatohet nga OFL, përcaktohen subjektet e masave dhe procedurave, të cilat parashikohen në këtë ligj, që janë të gjithë ata për të cilët: ka dyshime se janë të përfshirë në aktivitete me objekt krimin e organizuar, krimet e rënda dhe terrorizmin; ka dyshime se standardi i jetesës nuk është i justifikuar nga burime të ligjshme, por nga të ardhura të veprimtarisë së krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe terrorizmit; janë dënuar me vendim të formës së prerë në Republikën e Shqipërisë për vepra penale sipas dispozitës së nenit 3; janë dënuar me vendim të formës së prerë në një shtet të huaj për vepra penale sipas dispozitës së nenit 3 apo të ngjashme me to sipas legjislacionit të huaj; personave të cilët kanë rekorde të mëparshme kriminale dhe për të cilët ka dyshime se me veprimet ose mosveprimet e tyre kanë për qëllim cenimin e sigurisë publike dhe kombëtare, sipas dispozitës së nenit 3; subjektet juridike për të cilët ka dyshime se ndihmojnë, përfitojnë ose financojnë në veprimtarinë e krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe terrorizmit.

PERSONAT QE DO T’I DERGOHET FORMULARI NGA OFL

1. Aurel Hoxhallari
2. Lulzim Kusi
3. Bujar Kusi
4. Griseldo Kusi
5. Albano Kusi
6. Albert Xhabafti
7. Artan Xhabafti
8. Halit Nafizi
9. Paulin Gjergji
10. Enver Curri
11. Fabio (Artan) Allushi
12. Leonard Hoxha
13. Denis Sinameta
14. Kataldo Lezhja
15. Erion Kapollari
16. Armando Kapollari
17. Leonard Duka
18. Erlis Duka
19. Muhamed Duka
20. Veli Elezaj
21. Jamarber Kico
22. Shkelqim Kurpalaj
23. Elvis Gaçaj
24. Kujtim Lauka
25. Shkelqim Kurpalaj
26. Bledar (Blerim) Dauti
27. Eduart Ponari
28. Ermal Hoxha
29. Leonard Hoxha (Lita)
30. Denis (Roland) Stathi (Lleshi)
31. Fiqiret Seferi
32. Ergys (Arjan) Qefaliaj

Login to post comments