Presidenti me fakte, qeveria me llafe

Premte, 21 February 2020 21:42

Presidenti i Republikws Ilir Meta në konferencat e jashtëzakonshme për mediat,  paraqiti para opinionit publik fakte të pakundërshtueshme ndaj mazhorancës që pas kapjes të të gjitha pushteteve në vend po kap dhe Gjuyatën Kushtetuese. 

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka berë një deklaratë të fortë për fatin e vendit. Ai i bëri thirrje popullit që më datën 2 mars, pasdite (datë që lidhet me Besëlidhjen e madhe të Lezhës, 2 mars 1444) të mblidhen në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të filluar çmontimin e grushtit të shtetit. Janë të paktën tetë akuza që radhit kreu i shtetit si prova që qeveria ”Rama 2” është vërtet duke kryer grusht shteti. Kreu i shtetit ka ashpërsuar tonet duke thënë se nuk ka forcë në botë t’i kthejë shqiptarët 30 vite pas. Presidenti i Republikës, Ilir Meta në një konferencë për mediat në Presidencë, është shprehur se organizata e Rilindjes kërkon që të rrëmbejë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, duke minuar këtë të fundit.  Para një monitori të vendosur në Presidencë, Meta tha se një i tillë dhe më i madh mund të vendoset dhe në Bruksel për të kuptuar se si Rilindja ka vepruar për të zhdukur Gjykatën Kushtetuese.
Zoti Meta pohoi se në ditët që vijnë mund të vendosim dhe një më të madh dhe shumë shpejt mund ta vendosim dhe në Bruksel, në anglisht që të kuptojnë perlën e rilindjes, se si një organizatë rrëmben në mënyrë antikushtetuese, antiligjore dhe mafioze, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese për të mos pasur më në të ardhmen Shqipëria Gjykatë Kushtetuese por polici antikushtetuese të regjimit të Lleshit”, tha presidenti.
8 faktet e Presidentit Meta per kapjen e Gjykates Kushtetuese
1. Manipulimi i zgjedhjeve lokale dhe parlamentare
2. Shkelja e dekretit të Presidentit për anulimin e datës së zgjedhjeve vendore 2019
3. Zgjedhje vendore një-partiake
4. Parlamenti një partiak dhe i paplotë
5. Uzurpimi i KED nga Adrian Dvorani
6. Uzurpimi i hetimit dhe dublimi i SPAK nga policia
7. Lufta kundër lirisë së shprehjes
8. Ndryshimi antikushtetues i betimit të gjyqtarëve
Sic konstatohet lehtësisht, nga faktet kokëforta të Presidentit të Republikës Ilir Meta, llafet e qeverisë janë fjalë boshe duke mos pasur asnjë argument. Të gjendur në këtë kaos brenda vetes, rilindasit dhe kreu i kësaj organizate politiko-kriminale, kanë ngritur në këmbë tao-taot, spiropalët, eilisat, ulsinjtë, lleshajt.   Opinioni publik e pa qartë që asnjë nga keto eksponentë të Rilindjes edhe pse të urdhëruar nuk sollën një provë konkrete kundër kreut të shtetit, vecse vazhduan me propogandën e tyre atë të delegjitimimit të institucioneve. Atyre iu ka ngecur sharra në gozhë tek Presidenti i cili eshte kalaja e fundit e pa rrëzuar nga mazhoranca për të "mbretëtuar" në këtë vend. Kreu i Shtetit duket qartë që si garantë i Kushtetutës që është do ta cojë deri në fund këtë betejë.

Ramës i duhet Kushtetuesja të legjitimojë kryetaret e inkriminuar

Edhe pse ishte i vetëm ne zgjedhjet lokale, njeriu që ka bërë paktin me krimin, Edi Rama nuk i shpëtoi dot tundimit për të marrë kandidatët për kryetar bashkie nga kontigjent i inkriminuar. Marrëzia e 30 qershorit është vazhdim i marrëzive kriminale të 7 viteve pushtet të Rilindjes. Qytetarët shqiptarë nga gjithë konflikt dhe kaosi ku e kanë futur vendin Rama duhet të kujtojnë vetëm një gjë; ky njeri i është sulur gjykatës kushtetuese dhe presidentit për një arsye të vetme; legjitimimin e veprimeve të veta kriminale nga vjedhja e votës me krim të organizuar deri tek kryetarët e bashkive që thithin drogë nëpër lokale tek ata me rekorde kriminale.
Deri më tani kanë rënë kryetarët e bashkive një nga një si fiqtë e Erion Velisë. Çfarë nevoje kishte ky njeri për këtë kontigjinet, kur ishte i vetëm në zgjedhje, sepse pakti me krimin nuk është zgjidhur vetëm për zgjedhjet lokale, kontenierët dhe laboratorët e drogës avionët dhe makinat që shfaqen në det duhen legjitimuar. Miliardat e vjedhura duhen legjitimuar. Saimir Tahirët dhe Kajmakët duhen legjitimuar, pushteti i narko-trafikantëve duhet legjitimuar, ky është sot konflikti me presidentin.
Duhet legjitimuar të gjitha ato që kanë dal në përgjimet e Bild.
Duhet legjitimuar laboratorëte  Xibrakë.
Duhet legjitimuar lavatriçja e drogës së Erion Veliaj me ndërtimet në Tiranë.
Duhet legjitimuar bashkëpunim me bajrët, avdylajt, habilajt.
Prandaj dhe përplasja eshtë e fortë dhe nuk guxojnë të paraqesin kundërfakte për presidentin.
Rilindja është e tmerruar nga provat dhe ka ndërsyer të gjithë spiropalët, leshajt, dhe e ka kthyer adminitratën dhe sekretarët e përgjithshëm  në shërbëtorë të një grushti shteti nga më të shëmtuarit e kohëve moderne.

Login to post comments