Shqipëria sërish në listën e pastrimit të parave, Meta: Me 2 mars të gjithë në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese

Saturday, 22 February 2020 09:03

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar sot pas njoftimit se FATF e kishte rikthyer Shqipërisë në listën gri të pastrimit të parave të pista, në krah me shtete të tilla si Barbados, Xhamajka, Mauritius, Myanmar, Nikaragua, Uganda.

Ndaj Meta e ka përsëritur ftesën e tij për popullin që më 2 mars të mblidhen të gjithë në bulvard për të rivendosur sistemin e llogaridhënies publike në çdo nivel. Në mesazhin e Metës thuhet:

"Të dashur qytetarë!

Asnjë habi për hapat pas që Shqipëria ka bërë edhe në këtë drejtim. Ndaj me 2 mars të gjithë në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese, për të rivendosur sistemin e llogaridhënies publike në çdo nivel vendor dhe qendror, në të gjithë vendin. Shqipëria nuk do të jetë më lavatriçe e pastrimit të parave të organizatës ndërkombëtare.

Bashkë për Kushtetutën! Bashkë për Shqipërinë!" 

Modifikuar më Saturday, 22 February 2020 09:16
Login to post comments