Donacionet pas tërmetit, Pacolli: Po më pengojnë burokracitë e shtetit shqiptar

Saturday, 22 February 2020 11:24

Behgjet Pacolli ka reaguar pas postimit të gazetarit Klodian Tomorri, se ende nuk ka derdhur 1 milion euro kontribut të premtuar për rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit tragjik me 51 viktima të 26 nëntorit.

Pacolli ka kontaktuar me gazetarin Tomorri dhe i ka shpjeguar se, burokracitë kanë bërë që ai të mos bëjë investimin e tij për rindërtimin e një prej zonave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Biznesmeni kosovar po pret përfundimin e planit hapësinor dhe se qeveria shqiptare i ka komunikuar se është më mirë të punohet në një kornizë të vetme se sa me projekte të veçuara.

Reagimi i gazetarit Klodian Tomorri:

Saktësim për donacionet

Behgjet Pacolli, ish-ministri i Jashtëm i Kosovës thotë se ai e ka gati donacionin që ka premtuar për tërmetin në Shqipëri, por zbatimi po vonohet nga procedurat burokratike.

Zoti Pacolli më ka kontaktuar dje, pas një shkrimi për donacionet duke më nisur të gjithë korrespodencën dhe takimet e zhvilluara me qeverinë shqiptare për këtë çështje, ku ka shprehur shqetësimin për vonesat dhe ka kërkuar përshpejtimin e procedurave.

Por qeveria ende nuk ka gati projektin hapësinor të kontraktuar në Itali që do t’i hapte rrugë nisjes së ndërtimit te banesave.

Sipas tij, sapo qeveria t’i hapë dritën jeshile projektit, ai do të nisë menjëherë ndërtimin e banesave që ka premtuar.

Ndërkohë grupe të tjera biznesesh që kanë premtuar donacione thonë se i kanë përmbushur ato jashtë programit të qeverisë.

Dmth i kanë dhënë në mënyre individuale jashtë thesarit. Por qeveria ka deklaruar se nuk do të njohë asnjë dhurim jashtë programit të saj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...