Korbat e antiligjit..

Saturday, 22 February 2020 12:33

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka thirrur shqiptarët në 2 mars në një tubim kombëtar. Ky tubim bëhet për një qëllim. Mbrojtja e kushtetutës nga sulmi që po i bën një bandë me emrin rilindje që pasi ka gllabëruar cdo pushtet ,i është sulur presidencës dhe gjykatës kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese ,Rames ,i duhet për mbrojtjen e të gjithë krimeve, bashkëpunëtorëve të narkotrafikut, të vjedhjeve të votës ,në bashkëpunim me krimin e organizuar të kryebashkiakeve të rënë një nga një, dhe sigurisht ai nuk është i vetëm në këtë insiativë atikushtetuese. Ardian Dvorani është zgjedhur kryekumbari i të gjithë mashave të Ramës që do të merreshin me këtë ceshtje.

Hapi i funditi bandës se rilindjes zbuloi bashkëpunëtorët e tjerë. Zbuloi ministren e drejtësisë , e cila ka frekuencë shumë të lartë të punës sa duhet të punojë edhe të shtunën bashkë me sekretarin e përgjithshëm Gentian Deva. Të dy këto mashat e rilindjes duhet tua njohim dashurinë për partinë dhe Skënderbeun e Spiropalit, sekretarit të përgjithshëm të kuvendit gjithashtu.

I gjithë ky grup që shqetësohet shumë në fundjavë për goditjen e shtetit, kanë arritur në kufijtë e marrëzisë bashkë me kryekumbaron e tyre. Nuk janë gjë tjetër, vecse grupi i korbave të antiligjit.

Por Rama gjatë karrierës dhe jetës së tij ka treguar se i shet miqtë dhe bashkëpunëtorët . Këta mjeranë që kujtojnë se pushteti i Rilindjes është i përjetshëm ose duan ta bejnë të tillë me vepra ogurzeza të shtunave, janë grup që mund të konsiderohen paramilitarët e Ramës në goditjen e kushtetutës duke konsumuar një krim shumë të lartë.

 

Modifikuar më Saturday, 22 February 2020 13:50
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...