Klevis Balliu: 'Jo Meta, Rama të mos e takojë popullin! Është bërë si koronavirus

Saturday, 22 February 2020 13:58

Klevis Balliu, ish-deputeti i PD dhe mbrojtësi më i fortë i kauzës së protestuesve të Unazës së Re, komentoi sot zërat a duhet që Presidenti të tharrësë një tubim popullor apo jo.

“A duhet të dalë Presidenti në tubim më 2 mars apo jo?! Po pse, do të pyesë këta Presidenti për të folur me popullin?! Ka ndonjë ligj që ndalon Presidentin të takojë popullin?!

Në fakt, duhet të dalë një ligj që të ndalojë Kryeministrin, se ai është bërë si koronavirus: Ku shkel ai ndonjë një vrasje, ndodh një grabitje, dhunohet një student.

A do të marrë pjesë  në mitingun e 2 marsit?!

Unë si përfaqësues i PD-së e kam “për detyrë” -  të denoncoj raste të tilla ku shkelet ligji dhe Kushtetuta dhe t’I bëj publike.

Aksioni i opozitës është aksioni i opozitës dhe është falë atij aksioni që qytetarët e dinë sot pse nuk kanë para në xheop, pse nuk fitojnë një gjyq përballë një pushtetari, pse nuk e kanë më sot, ministër, Saimir Tahirin, një narkotrafikant!” 

Login to post comments