Ashtu si me 2 mars 1444, që Skenderbeu mblodhi popullin shqiptar në Lezhë për të mbrojtur territorin nga okupatori Osman, ashtu edhe me 2 mars 2020 Presidenti i Republikës së Shqipërisë ka thirrur popullin, këtë herë jo për ta mbrojtur nga okupatori i huaj, por kësaj here ta mbrojmë nga tradhtarët e veshur me pushtet, që janë shkelës të Kushtetutës dhe madje po cenohet rëndë edhe e ardhmja e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Unë bashkë me familjen time me nga një flamur kuq e zi në dore do i përgjigjem pozitivisht thirrjes së presidentit, prandaj miqtë e mi ju ftoj që të na bashkoheni në një besëlidhje të dytë për Shqipërinë, për familjen, dhe për vetë ekzistencën e demokracisë në vend. Prandaj patriotë shqipfolës, shqipfolës e me gjak shqiptari, atyre që jetojnë brenda Shqipërisë apo atyre që jetojnë jashtë saj, atyre që mbartin në pasaportë shqiptare apo edhe atyre që mbajnë pasaportë të huaj ama e ndjejnë veten shqiptarë.Ju dua gjithësecilin nga ju atë ditë t’iu shikoj në sy përpara Kryeministrisë.
Historia nuk të fal!
NGA: Agron Xhafa