Tubimi i Presidentit më 2 mars, Mark Marku: Nuk është i paligjshëm, Rama po tenton t’i kufizojë kompetencat Metës

Saturday, 22 February 2020 19:01

Pedagogu i gazetarisë, Mark Marku  e ka cilësuar të ligjshëm tubimin e Presidentit Meta më 2 mars pasi sipas tij çdo President ka të drejtë të takohet dhe konsultohet me qytetarët

Marku akuzon mazhorancën dhe veçanërisht Ramën se po tenton që të bëjë goditjen e fundit, atë të kapjes së Gjykatës Kushtetuese dhe paralelisht edhe atë të kufizimit të kompetencave të Presidentit me ndryshimet e fundit ligjore mbi betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

”Pavarësisht termit, grusht shteti apo diçka tjetër shqetësimi që ngre Presidenti është real pasi jemi para disa përpjekjeve të mazhorancës për të zaptuar të gjitha pushtetet. Mund ta shohim si të duam por jemi në një situatë ku demokracia e vendit, stabiliteti, shteti ligjor është praktikisht dëmtuar rëndë. Jemi në fazën e fundit ku Rama po i jep goditjen e fundit për të zaptuar Gjykatën Kushtetuese për të kufizuar kompetencat e Presidentit.

Zakonisht nuk ndodh edhe nëse ndodh në raste shumë të rralla por nuk është e paligjshme. Ky është problemi se mbingatërrojnë gjërat, por në thelb nuk është i paligjshëm që Meta të thërrasë në takim apo tubim dhe të konsultohet me qytetarët.

Mendoj që gjendja është emergjente. Po i jepet goditje demokracisë dhe Presidenti është betuar për të mbrojtur Kushtetutën. Edhe për ne qeë s’jemi juristë cënohet Kushtetuta. Kalohet një ligj në parlament që nuk është në përputhje me Kushtetutën. Nuk ka instrumente të tjera, parlamenti nuk ekziston, s’është i paplotë e para e punës. Edhe parlamentet në kohë lufte kanë masën e plotë.”- tha Mark Marku.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...