Shkatërrimi i stolave në stadium, prangosen 3 persona, shpallen në kërkim 9 të tjerë

Diel, 23 February 2020 10:30

Shkatërruan stolat e stadiumit “Air Albania” dhe hodhën sende të forta në fushë gjatë dy ndjeshje të futbollit më datë 21 e 22 shkurt, vihen në pranga 3 shtetas, shpallen në kërkim 9 të tjerë, si dhe 6 procedohen penalisht. 

NJOFTIMI ZYRTAR

Më datë 22.02.2020, në orën 17:00, në stadiumin “Air Albania” është zhvilluar ndeshja e futbollit ndërmjet skuadrave të Partizani dhe Bylisit dhe më datë 21 shkurt është zhvilluar ndeshja midis ekipeve Tirana-Kukësi. 

Gjatë zhvillimit të ndeshjeve, disa tifozë të këtyre skuadrave kanë hedhur sende të forta në fushë dhe kanë thyer stolat e stadiumit.

Pas veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga ana e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 Tiranë, për ngjarjet e ndodhura, është bërë i mundur zbulimi, kapja dhe arrestimi në kushtet e flagrancës, për veprat penale “Veprime të dhunshme në aktivitetet Sportive” dhe  “Shkatërrimi i pronës", i shtetasve:

G. M., 39 vjeç, K. B, 26 vjeç, tifozë të skuadrës së Bylysit, si dhe L. G, 35 vjeç tifoz i skuadrë së Tiranës.

Gjithashtu u shpallën në kërkim 9 tifozë të skuadrës së Tiranës dhe konkretisht shtetasit E.M, J.S, A.T, M.H, M.B, A.S, E.S, G.M dhe F.SH.

Po në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë edhe 6 tifozë të Tiranës konkretisht shtetasit J.K, A.LL, E.Z, T.A, A.R dhe D.T

Nga terësia e veprimeve proceduariale të kryera nga ana e Policisë ka rezultuar se këta shtetas kanë kryer veprime të dhunshme gjatë zhvillimit të ndeshjeve duke dëmtuar stolat dhe hedhur sende të forta në fushën e futbollit “Air Albania”, Tiranë. 

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe identifikimin e prsonave të tjerë të përfshirë në këto veprime të kundërligjshme.

Materialet proceduriale i kaluan  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Veprime të dhunshme në aktivitetet Sportive” dhe “Shkatërrimi pronës”.

  
Login to post comments