Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi pas vendimit që Spitali i Kavajës të përzgjidhet si vendi i karantinës për të prekurit nga koronavirusi.Sipas Berishës, kjo është një zgjedhje e gabuar.
MESAZHI I BERISHES
Bie maska, del fytyra e vërtetë e Edvin Hajdutit dhe ndrikull Hajnisë!
Zgjedhje shumë e gabuar e Spitalit të Kavajës për karantinë!
Miq, pasi kanë mashtruar prej dy javësh se kanë krijuar Qendrën e Karantinës, por e kanë sekret shtetëror, vetëm sonte sipas qytetarit dixhital kanë vendosur që një qendër e tillë të jetë Spitali i Kavajes, i cili sipas tij është krejtësisht jashtë çdo standardi dhe pa pajisje!
Me këtë rast shtoj se zgjedhja e një spitali të një qendre të banuar për Karantinë, është i gabuar dhe kërcënues për komunitetin.
Qendrat e Karantinës duhet të jenë larg qendrave të banimit në baza ushtarake apo objekte larg qendrave të banimit dhe me kontrolle dhe rregulla të rrepta lëvizjesh dhe pamundësi për përhapjen e infeksionit.
Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë vendim si një akt tjetër të papërgjegjshëm të Edvin Hajdutit dhe ndrikull Hajnisë me pasoja të rënda për shëndetin e njerëzve. sb
Mirëmbrëma Doktor, sapo ka marrë vendimin Ministrja e Shëndetësisë, kanë përzgjedhë Spitalin e Kavajës për karantinë. Doktor, nuk ka kushte Spitali i Kavajës për të futur të sëmurit në karantinë, kanë propozuar spitalin tonë si një godinë të re me të gjitha pajisjet, ndërkohë që në atë spital që nga ardhja e Ramës, është kthyer në ambulancë, spital ku nuk punon asnjë banjo, nuk ka kushte Kavaja për të futur të sëmurët në karantinë dhe për të cilën është thënë është larg qendrave të banuara ku aty ka banorë, sepse është lagje shumë e madhe.