Palët politike po diskutojnë në tryezën e Reformës Zgjedhore edhe ndryshimin e periudhës zgjedhore. Qëllimi është që të mos dëmtohet sezoni veror tursitik dhe procesi zgjedhor të mos ndikojnë tek njëri-tjetri.
Me ligjin actual, procesi është zhvilluar në qershor dhe bashkë me periudhën e numërimit dhe ankimimit, procesi është zgjatur deri në korrik. Por, PS dhe përfaqësuesit e opozitës kanë depozituar afate të ndryshme për periudhën zgjedhore. Socialistët sugjerojnë që zgjedhjet për Kuvendin apo për bashkitë të zhvillohen brenda periudhës që shtrihen nga 15 prilli deri në 15 maj ose nga 1 tetori deri më 31 tetor.
Ndërsa opozita ka hedhur në tryezë periudhën mes 15 prillit deri në 31 maj ose 15 shtator deri në 31 tetor.
Burimet thanë se palët politike kanë rënë dakord për ndryshimin e periudhës zgjedhore dhe ekspertët po punojnë për të bërë propozimin final mes këtyre limiteve kohore.
Këtë javë, në tryezën e Reformës Zgjedhore, opozita pritet të japë të gjitha propozimet e saj për reformën me qëllim që palët të kenë afat për të dakordësuar të gjitha çështjet deri në 15 mars, kur edhe duhet të finalizohet reforma