Reagon Basha: E mbështes tubimin e thirrur nga Presidenti për Kushtetutën!

Diel, 23 February 2020 16:30

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes një postimi në Facebook, reagon për herë të parë publikisht lidhur me tubimin e 2 Marsit, të thirrur nga presidenti i Republikës Ilir Meta.

Sipas liderit të opozitës, kapja e Gjykatës Kushtetuese do të thotë asgjësim i të drejtave dhe lirive të çdo qytetari dhe se shqiptarët nuk mundn të pranojnë që Shqipëria të kthehet 30 vite pas.

"Si qytetarë që duam që vendi të bëjë hapa para drejt konsolidimit të demokracisë, duhet t’i përgjigjemi çdo thirrje në mbrojtje Kushtetutës dhe funksionimin demokratik të institucioneve të pavarura. Prandaj unë e mbështes tubimin e thirrur nga Presidenti për Kushtetutën!", shkruan ndër të tjera Basha në reagimin e tij, përcjell 

 
 

REAGIMI I PLOTË I LULZIM BASHËS:

 

"Shqipëria gjendet në një krizë të thellë kushtetuese, krahas krizës ekonomike që të gjithë shqiptarët e përjetojnë përditë. Si qytetarë, nuk mund të mbyllim sytë kur shteti ligjor merret peng, kur institucionet shkatërrohen, dhe demokracia është në rrezik.

Kapja e Gjykatës Kushtetuese do të thotë asgjësim i të drejtave dhe lirive të çdo qytetari. Ne nuk mund të pranojmë që Shqipëria të kthehet 30 vite prapa.

Thirrja e Presidentit nuk është për partitë politike, apo për të djathtët apo të majtët, por për qytetarët shqiptarë që të mbrojnë themelin e demokracisë që është Kushtetuta.

Si qytetarë që duam që vendi të bëjë hapa para drejt konsolidimit të demokracisë, duhet t’i përgjigjemi çdo thirrje në mbrojtje Kushtetutës dhe funksionimin demokratik të institucioneve të pavarura. Prandaj unë e mbështes tubimin e thirrur nga Presidenti për Kushtetutën!

Duhet ta kujtojmë gjithmonë se sovrani është populli. Dhe ushtrimi më i lartë i këtij pushteti është të largojmë me zgjedhje të lira e të ndershme këtë Qeveri të dështuar.

Kudo ku shkoj dhe këdo që takoj, kërkesa kryesore e qytetarëve është të kenë një Qeveri të zgjedhur prej tyre dhe që kujdeset për ta, që i dëgjon dhe që është e ndershme me ta.

Unë dhe opozita kemi qenë dhe jemi fare të qartë: Kushtetuta ka rënë, asaj i ka mbetur vetëm kapaku! Prandaj na duhet një zgjidhje politike për ta futur Shqipërinë në rrugën e duhur.

Për të zgjidhur krizën ku është futur vendi, për tu kthyer qeverisjen shqiptarëve, për tu kthyer bashkitë shqiptarëve, për tu kthyer ekonominë shqiptarëve, për të garantuar drejtësinë e pavarur nga politika, ka NJË ZGJIDHJE DEMOKRATIKE: PËRFUNDIMI NË KOHË I REFORMËS ZGJEDHORE DHE MENJËHERË MBAJTJA E ZGJEDHJEVE TË LIRA E TË NDERSHME!

Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar po punon çdo ditë për këtë dhe me mbështetjen e qytetarëve ndryshimi do të bëhet realitet. #DiteMeTeMira"...

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka thirrur më 2 Mars një tubim qytetar në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Sipas kreut të shtetit, beteja për Gjykatën Kushtetuese dhe për moskapjen e sistemit të drejtësisë në vend është një betejë vendimtare për secilin prej shqiptarëve dhe jo vetëm për të ardhmen e demokracisë, por dhe për vetë ekzistencën e shtetit që, sipas tij, janë më të rrezikuar se kurrë nga organizata mafioze në pushtet, celulë lokale e një organizate ndërkombëtare që lakmon territorin tonë, mjaft strategjik nga ana gjeopolitike edhe për shumë veprimtari kriminale me përfitime të jashtëzakonshme. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...