Meta tregon pse e dorëzoi vetë padinë për ministren Gjonaj

Hënë, 24 February 2020 13:41

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka treguar pse ka zbritur vetë në terren dhe e ka dorëzuar personalisht padinë në SPAK për ministren e Drejtësisë, Elitda Gjonaj.

Sipas tij, ajo që ndodhur është ngjarja më e rëndë në historinë e shtetit shqiptar, ndërkohë që po vlerësohen fakte të reja dhe persona të tjerë të përfshirë në atë që ai e ka cilësuar grusht shteti.

“E dorëzova vetë sepse mbrojtja e kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetueses është sot detyrë mbi detyrat për cdo shqiptar të ndershëm dhe patriot dhe në radhë të parë kryedetyra dhe misioni i presidentit të vendit. Nuk ka ndodhur ngjarje më të rëndë në historinë e shtetit tonë se ky akt mafioz ku së fundmi në bazë  të provave rezulton e përfshirë direkt edhe celula e strukturuar në krye të MD që përmes shkeljes së kushtetutës dhe dhunimit të shumë ligjeve dhe falsifikimeve të provuara ka tentuar grusht shteti duke rrëmbyer haptazi në mënyrë mafioze kompetencën që kushtetuta ia jep vetëm presidentit”- tha Meta.

Sipas tij, “Këto fakte tronditëse ishte e domosdoshme ti sillte vetë presidenti i vendit. Tashmë padia dhe kallëzimet për disa vepra të qarta për të cilat do të kemi komunikim publik. Padi bëmë për tre titullarë të lartë me në krye ministren ende në detyrë, po vlerësojmë prova të tjera dhe persona të tjerë të përfshirë për të cuar deri në fund shpartallimin jo vetem te grushtit te shtetit, por per te shpetuar kushtetuesen nga kjo bande teper e rrezikshme”.

Meta ka ftuar shqiptaret te jene ne shesh me 2 mars, per te shpetuar vendin nga “murtaja Rilindje”.

“Unë kam dalë në sheshin e betejës së vërtetë për çdo qytetar shqiptar që dëshiron të jetojë në liri dhe demokraci.  Nuk ka ndodhur në asnjë vend të Europës që të shkelet kushtetuta në këtë mënyrë. Nuk ka asnjë vend që të ketë ngelur asnjë minutë pa Gjykatë të Lartë. Nuk ka ndodhur asgjëkund një grusht i tillë shteti. Puna, provat dhe implikimi vazhdon. Të gjithë i pres në 2 mars kundër murtajës që do të zhbëjë shtetin e së drejtës dhe të ekzekutojë përfundimisht Kushtetutën e të gjithë shqiptarëve”- tha ai.

Modifikuar më Hënë, 24 February 2020 13:53
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...