Koronavirusi/ Shehu: Qeveria është e vonuar në marrjen e masave

Hënë, 24 February 2020 15:16

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu tha se qeveria është e vonuar në marrjen e masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në vend.

“Masat apo lufta me një epidemi është më e madhja që mund të bëjë një sistemin shëndetësor. Dhe kjo ngrihet mbi bazën e politikave të përcaktuara. Politika nuk është fjalë që mund të ndahet nga sistemi shëndetësor.” tha Shehu, ndërsa komentoi edhe deklaratat nga Ministria e Shëndetësisë, se kanë të gjitha mundësitë për ta përballaur në rast se vendi ynë preket nga koronavirusi.

“’I kanë të gjithë mundësitë, mua kjo më kujton kohën e komunizmit, ku të gjitha i bënin më mirë. Pra, është një shprehje bajate, e dëmshme, s’të jep mundësi të kritikosh, të korrigjosh problemet. Turqia mbylli kufijtë me Iranin, Italia dërgon ushtrinë të izolojë qytete të tëra, si mund të themi ne që mund të jemi të qetë, kur kryeministri italian del e flet me transparencë të qartë për cfarë ka ndodhur. Ndërsa kryeministri shqiptar doli dje me një video bosh, nuk tha asgjë, vetëm bënte ca batuta dhe kaq. Kjo nuk është detyrë e një kryeministri kur qytetarët janë të shqetësuar, para një situate të tillë. Ky virus po troket në derë. Kur virusi ishte në Kinë, këtu thuhej ‘është larg, jemi me risk të ulët’, por pse, ne jemi me risk si gjithë të tjerët, shpresoj me vullnet të Zotit të mos vijë, por ne duhet të përgatitemi për më të keqen. Qeveria ka humbur një muaj kohë, alarmi është dhënë që në janar, por nuk u mor asnjë masë.” u shpreh Shehu, ndërsa rezervoi edhe disa pyetje drejtuar qeverisë.

“ Sa është buxheti i emergjencës për të përballuar këtë epidemi? Si është menduar sistemi i karantinës? Del një doktoreshë e thotë është sekret, c’punë ka doktoresha të dalë, është detyrë e qeverisë.  Karantina ka ca principe.” vijoi më tej ish deputeti i PD-së.

Për Shehun masat parandaluese ndahen në tre kolona të mëdha:

“Së pari, masat qe merren që të pengojmë futjen e virusit, në 6 raste, nuk mund të them që nuk është futur. Po rastet e dyshimta ku do shkojnë?

‘Njerëzit të futen në karantinë’ u tha sot në mbledhjen e task forcës, kjo do të thotë kolaps i shtetit.

Po themi dolën 5 vete me temp në Durrës, ku do shkojnë këta? Ndaj them që qeveria ka humbur shumë kohë.

Së dyti, le të kontrollojnë temperaturën, ne kufi, por ky kontroll në kufi, sado rigoroz të bëhet, ca është ? Mijëra sirianë futen ilegalisht nga grupet kriminale. Që në këtë mënyrë, unë kam carë barrierat epidemiologjike.

Karantinat nuk mund të jenë në spital, kanë rregulla të tjera, që nga qarkullimi i ajrit. Ngrihen larg vendimeve të populluara. Kjo duhej menduar një muaj më parë, mund të blinim nga jashtë karantine të izoluar moderne. Ndaj them mungon veprimi i qeverisë. E shoh shumë të vështirë faktin që të mos futet virusi në Shqipëri.

Nëse supozojmë se virusi erdhi, kolona e dytë, është minimizimi i shpërndarjes. Dhe këtu rolin kryesor e ka kujdesi parësor. Sistemi parësor, është me varfëri të ulët financiare, paratë kanë shkuar për PPP, dhe ky sistem nuk është i aftë për të bërë atë që duhet të bëjë.

Dhe kolona e tretë, lufta me komplikacionet e kësaj epidemie nëse ndodh. Ne ende nuk kemi karantinën, themi ende është sekret, një teori ‘alla Shvejk’. Këto janë vendime politike e stratigjike që merren. Këtu jemi jo serioz, nevojitet transparencë ligjore. Mungon politika promocionale, Shqipëria duhet të ishte mundushur me postera, TV duhej të jepnin spote pafund.

Elementi i tretë strategjik është lufta me komplikacionet, sa ky sistemi jonë mund ta përballojë, këtu futet sistemi spitalor.” theksoi Shehu.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...