‘Po fola unë, bie reforma në drejtësi edhe ai që të drejton ty’/ Zyrtarja e LSI ‘kërcënon’ Gjonajn

Hënë, 24 February 2020 17:53

Ministrja Etilda Gjonaj reagoi në lidhje me kallëzimin penal që Presidenti Ilir Meta bëri ndaj saj dhe dy vartësve të saj në SPAK. Gjonaj përdor ironinë duke u shprehur se “Presidenti gjeti kohën të paraqitet personalisht në zyrën e sekretarisë së SPAK”.

Ministrja shprehet se Presidentit do t`i përgjigjet institucionalisht, ndërsa pohon se është gati t`i përgjigjet SPAK-ut.

Por nuk mungon reagimi i anëtares së kryesisë së LSI, Elona Guri.

“Po flet Etilda për drejtësi! Po fola unë me zë dhe figurë, bie reforma në drejtësi edhe ai që të drejton ty nga koka te këmbët...

Kam qenë aty në 2016-ën kur Meta e miratoi reformën me 140 vota siç e donin amerikanët. Në ato kohë vëmendja jote nuk ishte te standardet e reformës, por te "relaximi" i ndonjë shoku të reformës.

P.S: Jeni dhe familje "golash" ju...”, shkruan Guri në postimin e saj.

Presidenti Ilir Meta dorëzoi ditën e sotme në SPAK kallëzimin penal ndaj Ministres Etilda Gjonaj dhe dy vartësve të saj, të cilët i akuzon për shkelje të ligjit dhe Kushtetutës, pasi botuan në Fletoren Zyrtare një vendim për emërimin e ArtaVorpsit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese. P

residenti e quan këtë një “grusht shteti”, ndërsa ka paralajmëruar mbajtjen e një tubimi në 2 mars, ku sipas tij në atë ditë do të firmoset dekreti i parë për çmontimin e kësaj tentative. /A,R. Syri.net

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...