Del jashtë funksionit autotransformatori 300 MW në nënstacionin 400 kV Tiranë, ç’ka pritet të sjellë probleme të furnizimit me energji elektrike. Ky është Autotransformatori i dytë që del jashte pune në nenstacionin 400kV Tiranë brenda harkut kohor të 1 viti. Dy autotranformatorët janë nga më të mëdhenjtë në Ballkan.
Kjo situatë rëndon së tepërmi marrjen e energjisë elektrike nga importi, sidomos në kushtet kur niveli në HEC Fierzë është 271 metra, me prurje në HEC Fierzë 100 metër kub në sekond (100m3/s).
Në dhjetor OST hapi garën për blerjen e Autotransformatorit të parë që u dëmtua me fondin 3 miliard lekë të vjetra. Tender i cili u shoqërua me dyshime të forta pasi oferta fituese ishte më e shtrenjta nga 2 ofertat e tjera.
Seria e dëmtimeve që po ndodh me asetet e sistemit energjitik , vë në dyshim shkakun e dëmtimeve të këtyre Auto-transformatorëve. A vjen kjo si pasojë e pa aftësisë, apo nga keq menaxhimi dhe mos mirëmbajtja e qëllimshme, për të shkuar drejt tenderave korruptivë ?