Edi Rama mbërrin në Moskë

Tuesday, 25 February 2020 17:35

Kryeministri vendit Edi Rama ditën e sotme ka mbërritur në Moskë të Rusisë. Top Channel ka siguruar ekskluzivisht edhe videon e mbërritjes së kryeministrit Rama së bashku me stafin e tij në Moskë.

Në Rusi kryeministri i Shqipërisë, shkon nën petkun e shefit të OSBE-së, ku ditën e nesërme pritet të takohet me shefin e diplomacisë ruse Lavrov. Kryetema e këtij takimi pritet të jetë situata e tensionuar në kufirin Rusi-Ukrainë.

Kujtojmë se më herët kryeministri Rama ka folur në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku parashtroi edhe 3 prioritetet e tij në misionin e ri duke e nisur me Ukrainën.

Teksa tregoi për vizitën e tij të parë në Ukrainë para disa ditësh, kreu i qeverisë tha se mbështet përpjekjet tripalëshe për paqen.

“Veprimtaria jonë do mbështetet në 3 shtylla. Do mbështesim përpjekjet tripalëshe por duhet vullnet politik nga të gjitha anët, pasi ai është kyç për paqen. Sigurova homologët për përpjeket e mia për paqe”,- tha Rama.

 
Modifikuar më Tuesday, 25 February 2020 19:04
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...