Në 2 mars në Perëndim, jo në Moskë

E mërkurë, 26 February 2020 08:35

Shqipëria sot, kurrë më shumë se ndonjëherë ka nevojë për oksigjenin e Perëndimit, për udhën e saj drejt Demokracisë, pasi është katandisur në një narkodiktaturë me të gjitha tiparet e kësaj të fundit. 

Presidenti i Republikës i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të dalin më 2 mars në mbrojtje të Kushtetutës, kundër një grupi të rrezikshëm i cili pasi ka gllabëruar të gjitha pushtetet i ka mbetur   Gjykata Kushtetuese dhe Presidenca.  Është emimente më shumë se ndonjëherë thirrja e shqiptarëve; “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Ai tubim për këtë duhet. Presidenti i Republikës si institucion ka folur dhe i ka bërë të qarta hapat që sekti i Rilindjes ka hedhur në drejtim të instalimit të narkodiktaturës, por jo vetëm kaq!. Ai disa herë i ka rënë gongut të alarmit edhe për pasojat e tmerrshme që do të ketë ky grusht shteti. Megjithë boritë dhe falangat e Rilindjes nëpër media një duhet të kemi të qartë të gjithë; jemi marrë peng.
Por në intervistën e tij një ditë më parë, Presidenti i Republikës shtroi një tezë të rëndësishme dhe sigurisht po flet institucioni më i lartë i shtetit. Ai deklaroi se ky grupim është rekrutuar diku tjetër dhe hodhi dhe tezën e ndikimit të UDB serbe mbi këtë grupim dhe kapilarët e tij.
Edhe njëherë duhet theksuar se për këto dy çështje të rëndësishme po flet Presidenti i Republikës. Duhet kushtuar vëmendje maksimale sepse këto janë teza që hedhin dritë mbi të gjithë aktivitetin e Rilindjes që nga rekrutimi i tyre dhe në platformën e qeverisjes.
Po në dritën e këtij informacioni të mos harrojmë që kryekumbari i sektit Edi Rama ishte flamurtari i planit të Vuçiç për prekjen e kufinjëve të Kosovës dhe këtë e nxori vet në dritë Aleksandër Vuçiç në intervistën e tij tre ditë më parë. Dalja me 2 mars nuk është për të iu përgjigjur thirrjes së Presidentit, është akti për ti ikur pengmarrjes së këtij grupi mafioz që kujtojnë që me disa ledhatarë, ndërkombëtarë  do të marrin peng një komb që perëndimin e ka yllin e tij polar.
Sot Rama zbriti në Moskë, bashkë në vendin ku pas Serbisë qëndron mbështetja për shkëmbimin e territoreve të Kosovës dhe pengmarrjen tonë.
Më 2 mars dilet në shesh, për jetët tona, për ti thënë jo ikjes së shqiptarëve, për ti thënë jo narkoshtetit, për ti thënë jo zaptimit të Gjykatës Kushtetuese, për ti thënë Po Perëndimit, dhe Jo Moskës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...