Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka njëkohësisht dhe aleat i PD ka thënë se 2 marsi, dita kur Ilir Meta ka caktuar manifestimin me qytetarët është një datë jo për Presidenin por për qytetarët.
Duka thotë se do të jetë në 2 mars me bashkëqytetarët për të marrë mbrapsht pushtetin që i ka zhvatur mazhoranca.
STATUSI I AGRON DUKËS
Përballë sulmit të paprecedent të mazhorancës ndaj institucioneve, mendoj se është koha që mazhoranca e qytetarëve, t’i vendosë fre arrogancës së pushtetit. Dy marsi është një datë që nuk i përket Presidentit, por gjithë qytetarëve që kërkojnë një shtet të së drejtës, jo një shtet monist, prandaj do të jem aty me bashkëqytetarët e mi.
Nuk mund të tolerojmë kapjen e Gjykatës Kushtetuese dhe asnjë pushteti tjetër; madje, iu bëj thirrje qytetarëve, që në dy mars të vijnë dhe të marrin mbrapsh pushtetin që iu kanë zhvatur një grusht i vogël njerëzish.