Beteja për Teatrin Kombëtar, tërhiqet Veliaj, Budina: Protesta i detyroi, godina do të restaurohet

E mërkurë, 26 February 2020 15:26

Regjisori Robert Budina dhe pjesëtari i aleancës për mbrojtjen e Teatrit ka reaguar pas lajmit se qeveria dhe Bashkia e Tiranës ka dështuar të lidhë marrëveshje me privatin për ndërtimin e Teatrit të ri dhe është vendosur ndërtimi i tij të bëhet me fondet publike.

Në një lidhje telefonike me News 24, Budina tha se artistët që kanë dy vjet që kundërshtojnë prishjen e Teatrit do vazhdojnë ta mbrojnë idenë e restaurimit të tij të plotë.

“Ne jemi për restarurimin e plotë do rrimë aty, kjo qeveri e bashki s’ka asnjë moral ta bëjnë këtë. Ne kemi ndenjur dy vjet aty jo për të festuar ndonjë arritje, por për të këmbëngulur në një…kjo është një fitore në kuptimin e tërheqjes, ata s’kanë asnjë moral poltik të bëjnë këtë projekt. Tani po thonë përfaqësia e artistëve nuk ra dakort. Artistët që kanë qenë në komision kanë qenë njerëz teknik. Thelbi i ndryshimit të kësaj sjellje është protesta dy vjecare e disa artistëve e qytetarëve të angazhuar e aktivistëve që e kthyen atë teatër në institucionin shpirtëror më të rëndësishëm të artit e kulturës edhe të protestës. Do jemi zë i fortë deri sa ai teatër të restaurohet, në këto dy vjet është kthyer në simbolin e qëndresës”.

Modifikuar më E mërkurë, 26 February 2020 15:35
Login to post comments