Gjykata e Lartë do të ketë anëtarët e rinj për një muaj, kush janë kandidatët

E Enjte, 27 February 2020 09:11

Këshilli i Lartë Gjyqësor njoftoi dje se procesi për plotësimin e Gjykatës së Lartë me tre gjyqtarë, është drejt fundit dhe në garë janë Sokol Sadushaj, Ilir Panda dhe Ervin Pupe.

Gjatë ditës së sotme, KLGJ-ja do të intervistojë, vlerësojë dhe miratojë pikëzimin e tyre përfundimtar për t’ia dërguar më pas Presidencës për emërim. “Në zbatim të detyrimeve kushtetuese, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi hapjen e procedurës se ngritjes në detyrë në Gjykatën e Lartë, nga radhët e gjyqtarëve për 6 pozicione të lira, 3 në fushën e të drejtës administrative dhe 3 në fushën e të drejtës civile.

Sot, Këshilli miratoi vendimet për vlerësimin dhe pikëzimin e kandidatëve z. Sokol Sadushaj, z. Ervin Pupe dhe z. Ilir Panda për në Gjykatën e Lartë që vijnë nga radhët e juristëve të spikatur, përkatësisht në fushat e të drejtës administrative, civile dhe penale. Zhvillimi i intervistës së kandidatëve të mësipërm dhe miratimi i vlerësimit dhe pikëzimit përfundimtar të tyre, do të kryhet ditën e nesërme, datë 27.02.2020”, njoftoi dje KLGJ-ja.

KANDIDATËT

Sokol Sadushaj, aktualisht është drejtor i Shkollës së Magjistraturës dhe kërkon që të jetë pjesë e Gjykatës së Lartë në fushën e të drejtës administrative. Sadushi e ka nisur detyrën si prokuror në vitin 1986 në Prokurorinë e Vlorës, ndërsa ndër vite ka punuar si pedagog dhe ka qenë pjesë e Gjykatës Kushtetuese. Ilir Panda e ka përfunduar studimet në vitin 1986 dhe gjatë viteve ka qenë pedagog, avokat, specialist në institucionet e drejtësisë si dhe Ministër i Drejtësisë. Ervin Pupe është kandidati i tretë, i cili është pedagog në Universitetin e Tiranës për të drejtën civile.

PROCEDURA

Duke iu referuar njoftimit zyrtar të Këshillit të Lartë Gjyqësor me miratimin e kandidaturave, ato do të dërgohen në Presidencë dhe brenda 10 ditësh duhet të bëhet emërimi. Nëse institucioni i Presidentit nuk bënë emërimin brenda 15 ditëve, atëherë kandidati shpallet i emëruar. “Këshilli i Lartë Gjyqësor është angazhuar që të trajtojë me seriozitet dhe përgjegjësi çdo element të procesit, deri në përzgjedhjen e kandidatëve për propozim për emërim te Presidenti i Republikës.

Brenda 10 ditëve nga data e marrjes së vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Presidenti i Republikës duhet të emërojë kandidatin e propozuar nga Këshilli. Nëse Presidenti refuzon emërimin, atëherë dekreti i refuzimit të kandidaturës përkatëse i kthehet Këshillit të Lartë Gjyqësor që me shumicë votash, vendos rrëzimin ose rivlerësimin e kandidatit. Nëse Presidenti i Republikës nuk shprehet brenda 15 ditëve nga data e vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, atëherë kandidati shpallet i emëruar dhe fillon detyrën si anëtar i Gjykatës së Lartë”, shkruhet në njoftimin e KLGJ-së.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...