‘Mezi po e presim koronavirusin’/ Berisha: Ky është superskandal

E Enjte, 27 February 2020 09:37

Drejtoresha e Inspektoratit Shëndetësor Areti Beruka, e ftuar në studion e Report TV, ka folur lidhur me koronavirusin. Beruka tha se autoritetet kanë marrë të gjitha masat për t’u përballur me virusin vdekjeprurës. Ajo shkoi deri aty sa tha se vetë personalisht si mjeke mezi po e pret rastin e parë të prekur me koronavirus në Shqipëri, për të treguar edhe gatishmërinë e ekipeve të posaçme mjekësore.

Ish-kryeministri Sali Berisha, duke postuar videon nga emisioni, thotë se ky është një superskandal.

POSTIMI I BERISHES

Superskandal!

Miq, dy ditë më parë njoftova opinionin se Edvin Çekapi dhe ndrikull Hajnia kërkojnë të fusin koronavirusin për qëllime politike kriminale në Shqipëri! Dëgjoni se çfarë deklaron zëdhënësja e lartë e tyre! Këta janë kriminele!

Ndiqeni videon e mëposhtme!

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...