Tedi Blushi:E gjithë Europa dhe bota do t’i ketë sytë në Tiranë më 2 mars. Aty ku do të jeni edhe ju!

Premte, 28 February 2020 11:14

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka publikuar detaje nga organizimi i manifestimit të 2 marsit dhe ka theksuar se nuk është “për dhunë ndaj institucioneve, por kundër dhunës sistematike që një grup puçistësh ushtrojnë ndaj Kushtetutës dhe të drejtave tuaja kushtetuese”.

Në një postim në rrjetet sociale, Blushi informon qytetarët që do i bashkohen manifestimit të kenë me vete flamuj e mimoza, por të mos bien pre e provokimeve dhe të përdorin celularin për të regjistruar çdo gjë.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Me rastin e Manifestimit madhështor Mbarëkombëtar që po afron kërkojmë jo vetëm pjesëmarrjen Tuaj, por edhe bashkëpunimin për realizimin e tij në mënyrën më qytetare, europiane dhe patriotike.

Theksojmë edhe njëherë qëllimin gjithëpërfshirës të këtij Manifestimi, ndaj vetëm flamujt kuqezi janë të mirëpritur.

Theksojmë se ky është Manifestim, jo për dhunë ndaj institucioneve, por kundër dhunës sistematike që një grup puçistësh ushtrojnë ndaj Kushtetutës dhe të drejtave tuaja kushtetuese.

Ndaj nëse mundeni edhe mimozat janë të mirëpritura.

Ju ftojmë të shmangni çdo incident dhe provokim nga cilido, dhe përdorni celularin tuaj për të regjistruar çdo gjë.

Në Presidencë funksionon një grup organizator pa pushim, me të cilët mund të kontaktoni:

Këshilltari për Mbrojtjen, z.Dedë Prenga
Numër celulari: +355699848359

Këshilltari për Emergjencat Civile, z.Shemsi Prençi
Numër celulari: +355696067755

Këshilltari për Pushtetin Vendor, z.Ylli Asllani
Numër celulari: +355692053488

Për çdo informacion dhe ide që keni na kontaktoni menjëherë dhe në adresat e email:

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Për mbarëvajtjen e Manifestimit do të ketë 3 mijë aktivistë me shirita kuqezi!

Ju lutem bashkëpunoni me ta!

E gjithë Europa dhe bota do t’i ketë sytë në Tiranë më 2 mars. Aty ku do të jeni edhe ju!

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...