Çim Peka: Nuk e di çfarë ka në dosjen e Henri Çilit, por nuk ka më shumë se telefonatat e Ramës për gjyqtarët

Premte, 28 February 2020 12:53

Gazetari Çim Peka ka reaguar për arrestimin e botuesit Henri Çili. Në një shënim në Facbook, Peka shprehet se “nuk e di se çfarë ka në dosjen e Çilit, por në çdo rast nuk ka më shume se telefonatat e Ramës me gjyqtarë ku ju dikton vendime.  Nuk e di cilin kriminel paska favorizuar Cili, por në asnjë rast nuk ka favorizuar dhe promovuar banditë sa Gjushi e Rama”.

Reagimi i plotë i gazetarit Çim Peka:

 

“Nuk kemi menduar asnjëherë njëlloj, madje ka qene edhe armiqësor ndaj pak zërave që ishim kundër “Aleancës se Qelbësirave” ne 2013, por e kam të pamundur të mendoj dhe pranoj se H qenka problemi i Drejtësisë së kapur.

Nuk e di se çfarë ka në atë dosje, por në çdo rast nuk ka më shume se telefonatat e Ramës me gjyqtarë ku ju dikton vendime.

Nuk e di cilin kriminel paska favorizuar Cili, por në asnjë rast nuk ka favorizuar dhe promovuar banditë sa Gjushi e Rama.

Tani e mirëkuptoj Fred Pezen për qëndrimet që mban. Rama nuk është Berisha, nuk ka vetëm fjale.

Gjithsesi, e mira është që jo të gjithë jemi të shantazhueshëm.

PS: Para tre ditësh lexova një opinion të Çilit ku kishte filluar kthesën e radhës, kësaj here kundër Ramës. Rezultati!?…..”.

Login to post comments