Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, njëherësh anëtari i Këshillit Politik deklaroi se propozimi i opozitës është mirëpritur
Teksa u ndal tek disa nga propozimet, ai theksoi se teknologjia e re është jetike dhe justifikon çdo kosto. Pak pas përfundimit të mbledhjes së tryezës për Reformën Zgjedhore, Vasili pohoi se 15 marsi është i afat i panegociueshëm.
“Kemi ndarë nevojën për të rritur sigurinë e votimit për të evituar manipulimin, Për ti dhënë një kohë të gjatë kësaj praktike të re, pasi manipulimi i votave ka shkatërruar besimin e zgjedhjeve. Përdorimi i teknologjive justifikon kostot, pasi manipulimi krijon qeveri që janë të korruptuara. Ne kërkojmë që vullneti i qytetarëve të jetë ashtu siç ata e hedhin në kutinë e votimit. Vullneti është gjithmonë ajo që do bëjë diferencës, opozita ka punuar me një shpejtësi të jashtëzakonshme dhe 15 marsi është një datë e panegociueshme dhe është një hap kyç për hapjen e negociatave”, tha ai.