Rikthimi i Shqipërisë në listën gri të Moneyval, do të ndikojë drejtpërdrejtë në imazhin e vendit e për pasojë dhe te investimet. Në një intervistë për RTV Ora, eksperti i ekonomisë Pano Soko thotë se problematikë mbetet fakti se pastrimi i parave bëhet me lejen e qeverisë.
Shqipëria është rikthyer sërish në listën gri të Moneyval, pas daljes së saj në vitin 2015, për rrezikshmërinë që paraqet për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.
Eksperti i ekonomisë, Pano Soko, e cilëson raportin shqetësues për faktin se sipas tij, Moneyval evidenton se pastrimi i parave bëhet me konsensusin e autoriteteve shtetërore.
“Nuk është vetëm drejtoria për pastrimin e parave, por një sërë komponentësh duke përfshirë drejtorinë e policisë, drejtoria e tatimeve, drejtoria e doganave. të gjitha këto kanë treguar mefshtësi në menaxhimin e situatës së pastrimit të parave”, shprehet Soko..
Në fund ekperti i ekonomisë deklaron: “Ul besueshmërinë e shtetit shqiptar në sytë e investitorëve, ul kredibilitetin e bankave shqiptare që edhe ky është një problem i madh, i cili ndikon në zgjedhjen e Shqipërisë si destinacion investees”.
Në raportin e publikuar, Moneyval thekson se hetimet ose çështjet ligjore për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit mbyllen pa dënime, ndërsa nënvizon se shpresat për përmirësimin e situatës mbeten te reforma në drejtësi.