Ish- ministri Edmond Panariti ka komentuar situatën e dialogut Kosovë- Serbi tashmë që Kurti ka ndërmarrë hapa të tjerë duke paralajmëruar heqje pjesore dhe tërësore të taksës.
Panariti kujton se ishte Serbia e para që vendosi ‘sanksion’ duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol. Madje ish- ministri shqiptar shprehet se Serbia e dinte që pas këtij veprimi Kosova do të përgjigjej me sanksion dhe ky do të ishte kurthi pasi me sanksion, s’ka dialog, dhe pa dialog nuk njihet Kosova.
Panariti thekson se nga kurthi i sanksioneve Serbi- Kosovë duhet të dilet me reciprocitet dhe dialogu duhet të fillojë sa më shpejt, pasi është në interes të Kosovës, pasi me dialog mund të njihet dhe pavarësia e saj.
STATUSI I EDMOND PANARITIT
Dialogu, dhe jo sanksionet do te sjellin njohjen e Kosoves nga Serbia!
Dialogu Prishtinë – Beograd, i cili do të kishte si perfundim logjik njohjen e Kosoves nga Serbia, ka ngrirë!
Sepse Serbia perdori sanksione! Duke vetuar antarsimin e Kosoves ne organizma nderkombetare.
Dhe ketu nuk behej fjale per OKB-në por per organizma te sigurise dhe kontrollit te kufijve, krimit dhe trafiqeve si Interpol.
Sigurisht që antarsimi ne kete organizem ka te beje me sigurinë e rajonit dhe jo thjesht me ate te shtetit antar dhe prandaj pala serbe nga kjo pikëpamje mund ta moderonte qendrimin.
Pala serbe madje nuk perdori as voten abstenuese, e cila mund ta mbante dialogun me Prishtinën të hapur por duke e mbajtur ende “hapur” ceshtjen e njohjes se Kosovës e cila do te vinte si rezultante e dialogut Prishtinë – Beograd.
Por duket se dikush ishte i interesuar per “minimin” e dialogut, sepse me levizjen e bere Serbia , llogariti qe pala tjeter do te pergjigjej po me sanksion..
Ashtu ndodhi, Qeveria Haradinaj me dinjitet dhe reciprocitet perdori te vetmin sanksion qe ajo kishte ne dore “taksen”.
Por ku ka sanksione dihet nuk ka me dialog!
Kurthi u ngrit.. Qellimi u arrit!
Procesi u ndal!
Por dialogu Prishtinë – Beograd, eshte prioritet absolut i Amerikes dhe BE!
Por mbi te gjitha dialogu eshte ne interes te Kosovës per te mbyllur kapitullin e konfliktit me Serbinë me njohjen nga kjo e fundit.
Sigurisht per tu njohur dhe pranuar boterisht dhe pa pengesa nga te gjithë!
Nga ky kurth duhet dalë me dinjitet dhe me reciprocitet.. Dialogu duhet te filloje.. Sa me pare dhe sa me shpejt!