Koronavirusi bllokon Komisionin e Venecias, mbetet pezull çështja e presidentit

Premte, 28 February 2020 17:27

Koronavirusi ndërpret edhe punën e Komisionit të Venecias.

Lajmi konfirmohet ekskluzivisht për A2 CNN nga institucioni tek i cili pritet dhe përgjigja nëse presidenti Ilir Meta ka kryer apo jo shkelje për ta shkarkuar.

Sesioni plenar do të mbahej në Venecia në 20-21 mars, ndërsa Meta kishte njoftuar publikisht se do të merrte pjesë dhe do të paraqiste personalisht fakte se  ishte maxhoranca dhe jo ai që shkelën ligjin me emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Kjo është hera e dytë që maxhoranca i drejtohet Komisionit të Venecias për shkeljet e pretenduara kushtetuese nga ana e Presidentit. Ky i fundit, gjithashtu ka dërguar emërimet nëKkushtetuese për interpretim në Venecia.

Maxhoranca, nga ana tjetër, ka bërë të qartë se nuk do të marrë vendim në komisionin hetimor për shkarkimin e Ilir Metës, pa pasur një opinion nga Venecia.

Login to post comments