Meta çmon poetin e shquar Xhevahir Spahiu me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”: Xhevahiri i letërsisë shqipe!

Premte, 28 February 2020 18:05

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, çmoi Xhevahir Spahiun në ditëlindjen e tij të 75-të me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, me motivacionin: “Poet, që me krijimtarinë e tij, u bë pararendës i një brezi krijuesish që solli në poezinë shqipe ndryshime cilësisht të spikatura në formë e përmbajtje dhe guxoi t’i japë asaj dimensione të denja për letërsitë e mëdha, qytetar dhe intelektual që ka sfiduar me dinjitet kohën e vet”.

Duke iu drejtuar të pranishmëve të shumtë, në ceremoninë solemne të organizuar në Institucionin e Kreut të Shtetit, mes të cilëve ishin Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve Haxhi Dede Edmond Brahimaj, akademikë, artistë, poetë, shkrimtarë, muzikantë, kompozitorë, gazetarë dhe politikanë, Presidenti Meta nënvizoi kënaqësinë për dekorimin e njërës prej figurave më të spikatura jo vetëm të poezisë shqipe, por edhe të jetës artistike dhe sociale.

“Xhevahir Spahiu – xhevahiri i letërsisë shqipe.

Ceremonia e sotme është e veçantë dhe shumë emocionuese edhe për mua personalisht, si President i Republikës, por edhe si lexues i vëmendshëm e gjithnjë i dedikuar, edhe si mik i Xhevahir Spahiut, i Xhevos tonë, siç jemi mësuar t’i drejtohemi të gjithë ne, miqtë, dhe familja e tij.

Të tillë këtë ceremoni e bën emri dhe vepra e Xhevahir Spahiut, pazgjidhshmërisht të lidhura e të bëra një, e tipikisht të spikatura në botën e letrave shqiptare, përmes një individualiteti të konturuar si i tillë qysh prej fillimeve, e të përveçuar qartë e bindshëm përmes krijimtarisë së tij të pasur, të larmishme e të veçantë si vetë jeta e poetit.

Xhevahir Spahiu është një prej atyre emrave që i bën nder çdo epoke, çdo gjuhe, çdo letërsie.

Ai bëri emër në një kohë të vështirë.

Xhevahiri ka jetuar si qytetar i denjë i këtij vendi çdo ditë, çdo javë, çdo muaj, çdo vit.

Ai bashkoi në artin e tij protestën e të indinjuarit, frymëzimin e novatorit, mirësitë naimiane.

Kur të bëhet një histori e vërtetë e publicistikës shqiptare, Xhevahir Spahiu do të jetë në krye të vendit si reporter, prej të cilit gazetarët e sotëm të Shqipërisë, që e kapërcejnë Unazën e Tiranës vetëm kur ka zgjedhje, do të ndihen kokëulur.

Kur të shkruhet një histori e poezisë militante, por jo për motive ideologjike: nje poezi militante si e Migjenit, prapë Xhevahir Spahiu do të jetë në vendin e nderit.

 

Kur të kemi një histori të dukurive letrare që ndodhën në vitet 1970, sërish Xhevahiri ynë, Xhevahiri i letërsisë shqipe, do të jetë një emër i pazëvendësueshëm.

Tek Xhevahir Spahiu, tek poezia e tij, janë shartuar Jugu e Veriu, Malindi dhe Skrapari e po aq edhe Vlora e Kosova, deti e Bjeshkët e Namura, Naimi e Migjeni, vargu i popullit e këngët e Demir Zykos dhe teknikat e Zhak Preverit, intuita dhe leximi, gjuha e vendlindjes, vetëdija e metropolit, dashuria për njeriun dhe krenaria kombëtare.

Kryelartë Xhevahir Spahiu, sfidat i pranoi si sfida dhe dorashkën e hodhi duke qenë gjithnjë sfidant i kohës së vet.

Poeti që guxoi të shtjerë në dritë të vetëtimës; poeti që guxoi të ecë në teh të briskut, poeti që nuk njohu kurrë lajka, mite dhe mbase as perëndi, sot merr një nderim që rrallëkush si ai e meriton.

‘Dil sa pa rënë nata e gjatë,
Sa pa të marrë harrimi osh,
Në këtë botë të pamatë,
Të rrosh, përkthehet të luftosh!’ – shkruan Xhevahir Spahiu në njërën prej poezive të veta.

Ai ia ka dalë të luftojë e të fitojë, duke qenë ndër ne një model e një referencë fitimtari e krenarie!

Faleminderit për gjithçka Xhevahir Spahiu!

Nderim, mirënjohje dhe jetë të gjatë xhevahir i përjetshëm në panteonin e kulturës sonë kombëtare!” – u shpreh Presidenti i Republikës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...