Mjeshtri Bujar Kapexhiu: Në 2 mars do jem në shesh për Kushtetutën që është Bibla dhe Kurani ynë (Video)

Premte, 28 February 2020 21:22

Mjeshtri i karikaturës, Bujar Kapexhiu është artisti i radhës që i është përgjigjur thirrjes së Presidentit të Republikës Ilir Meta për mbrojtjen e demokracisë dhe Kushtetutës, duke konfirmuar pjesëmarrjen e tij në bulevard, pasditen e 2 marsit.

I ftuar në Fax News, Kapexhiu e cilëson thirrjen e Presidentit Meta si thirrje interesante, e veçantë dhe që nuk ka ndodhur më parë.

 

“Është një thirrje interesante,e veçantë që nuk ka ndodhur më parë, që Presidenti të ftojë në manifestim për Kushtetutën që është Bibla dhe Kurani ynë. Përderisa ajo po tronditet, ajo po thërrmohet, atëherë me ndershmëri, me shumë pasion, dhe përgjegjësi Presidenti kërkon që populli ta zgjidhë këtë punë. Unë bashkë me të tjerë do jemi atë ditë, dua dhe unë që të mos preket Kushtetuta dhe dua të respektoj ftesën e Presidentit”, u shpreh Kapexhiu.

 
Modifikuar më Premte, 28 February 2020 21:44
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...