Çfarë dekreti firmos Meta më 2 mars? Bardhi: Ja çfarë kam kuptuar unë! Ditët në vijim informojmë ambasadoren Yuri Kim për…

Premte, 28 February 2020 23:17

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, zbardhi detaje të reja nga manifestimi i 2 marsit, i thirrur nga Presidenti Ilir Meta, kundër asaj që Kreu i Shtetit e cilëson si “grusht shteti” ndaj Kushtetutës.


Në emisionin “Zonë e Lirë”, Bardhi tha se nuk e di në të vërtetë se çfarë do të ndodhë më 2 mars, duke shtuar se “mesa kam kuptuar unë nuk bëhet fjalë për shpërndarje Parlamenti.

“Nga deklaratat publike, presidenti ka njohur se do të firmosë një dekret. Mesa kam kuptuar unë nuk bëhet fjalë për shpërndarjen e parlamentit, por do ta shohim. Opozita i ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen manifestimit të Presidentit. Se çfarë do të ndodhë atë ditë nuk e kam idenë fare, sepse nuk organizohet nga partitë politike. Unë do të jem atje si qytetar i Republikës së Shqipërisë. Nuk ka pasur asnjë qëndrim të asnjë ambasade që të ketë kontestuar deklaratat e Presidentit”, tha Bardhi.

 

Më tej, Bardhi komentoi dhe postimet e ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim, për takimet e kryeministrit Edi Rama në Rusi, me ministrin e Jashtëm, Sergej Lavrov, duke thënë se është një nga tri prioritetet e saj si diplomate.

“Ambasadorja e ka një nga tri prioritetet e veta çështjet në Shqipëri që lidhen me aleancën tonë në NATO. Ajo nuk e di që Rama bënte protesta për të bllokuar anëtarësimin tonë në NATO. Kjo është një nga detyrat tona për ta informuar në ditët në vijim. Është detyrë e jona për ta informuar, por nuk ka asgjë normale në postimin e ambasadores, sa kohë ajo e ka një nga tri prioritetet. Nëse Rama do kishte mbështetje ndërkombëtare, sot do të ishin hapur negociatat. Konfirmoj se asnjë ambasadë apo faktor ndërkombëtar nuk e mbështet Ramën. Nuk gëzon mbështetje”, deklaroi numri dy i PD.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...