'Shqipëria me rrisk të ulët?! Me rrezik, propaganda e qeverisë me koronavirusin'

Saturday, 29 February 2020 10:15

Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu deklaron se strategjia e shtetit për koronavirusin duhet të përqendrohet në mbrojtjen e brendshme që kërkon urgjentisht dy masa, forcimin e rolit të kujdesit parësor për mos përhapjen e virusit, ngritjen e laboratorëve jashtë ISHP e karantinave si dhe forcimin me pajisje, masa organizative etj

Shehu thotë se sipas studimeve amerikane mortaliteti i Koronavirusit në vendet me sistem të mirë shëndetësor është midis 2-3% ndërsa ai i gripit të zakonshëm diku te 0,1%.

Ndërsa sipas tij, ajo çfarë po ndodh në Iran ku mortaliteti sipas njoftimeve zyrtare është rreth 10% (sipas disa gazetareve është rreth 25%), tregon se aty ku niveli i sistemit shëndetësor është i dobët ky mortalitet ngrihet shume.

Ndaj ai kërkon një dislokim të konsiderueshëm financiar.

POSTIMI I SHEHUT

Propaganda qeverisëse me Koronavirusin, rrezik për qytetarët!

Aktualisht strategjia duhet përqendruar kryesisht në mbrojtjen e brendshme, që kërkon urgjentisht, ndonëse me shumë vonesë dhe:

1- forcimin kompleks të rolit të kujdesit tonë parësor për minimizimin e përhapjes së brendshme të virusit, ngritjen e laboratorëve të tjerë diagnostikë jashtë ISHP e Tiranës, karantinave etj.

2- forcimin me pajisje, materiale konsumi, masa organizative etj të komponentëve që luftojnë komplikacionet e tij si sistemet e urgjencës stacionare e lëvizëse, qendrat e terapisë intensive që trajtojnë 10% të të prekurve, repartet e sëmundjeve infektive, laboratorët etj, kudo në nivel vendi.

“Strategjia” e grumbullimit në Tiranë të të gjithë rasteve, aq më shumë të renda, është një absurditet i rrezikshëm.

Kushdo që mendon se mortaliteti i këtij virusi është i ulët në vetvete duke e krahasuar atë me një grip të zakonshëm, gabon rëndë.

Sipas studimeve amerikane mortaliteti i Koronavirusit në vendet me sistem të mirë shëndetësor është midis 2-3% ndërsa ai i gripit të zakonshëm diku te 0,1%.

Ndërsa ajo çfarë po ndodh në Iran ku mortaliteti sipas njoftimeve zyrtare është rreth 10% (sipas disa gazetareve është rreth 25%), tregon se aty ku niveli i sistemit shëndetësor është i dobët ky mortalitet ngrihet shume.

Mos harrojmë se Shqipëria klasifikohet e fundit në Kontinentin tonë për “Kujdesin ndaj pacientit”, gjë që imponon masa ultra urgjente përmirësuese të shumëllojshme, duke filluar me një dislokim të konsiderueshëm financiar, pavarësisht sa mund të jenë këto efektive tashti për gjendjen  e sistemit e mbasi u humbën mbi 45 ditë kohë.

Vazhdimi me sloganet se kemi “risk të ulët” apo të “fanarit ndriçues në botë”, pa masa energjike e gjithëpërfshirëse mund të paguhet shumë shtrenjtë.., ngel vetëm të shpresojmë te Zoti kështu.

Modifikuar më Saturday, 29 February 2020 10:40
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...