Helmimi i nxënësve, PD akuzon me video Subashin si manipulator: Po dezinfekton shkollat, ja pista e hetimit!

Saturday, 29 February 2020 11:21

Një pistë e re që duhet hetuar lidhur me helmimin e nxënësve në shkollën “Janaq Kilica” të Fierit është bërë publike sot nga Luan Baçi, ish-deputet dhe kreu I PD në Fier.

Mësohet se ditët e fundit bashkia e Fierit ka nisur dezinfektimin e shkollave, nismë kjo e publikuar me video nga kryebashkiaku socialist Armando Subashi me këtë shënim: “Nisëm sot një fushatë dezinfektimi në të gjitha institucionet arsimore, që fëmijët të jenë më të sigurt në ambientet që ata frekuentojnë. Do të vazhdojmë gjatë gjithe fundjavës dhe me bashkëpunim, me të gjithë partnerët lokalë, me qëllim që e hëna t’i gjejë gati.”

Por, deri tani kjo pistë nuk është marrë për t’u hetuar ndaj Baçi ka tërhequr vëmendjen me nëj video –dëshmi të publikuar nga vetë Subashi, për të cilin shprehet

Nga Luan Baçi

"Mjeshtra të manipulimit, specialistë të fshehjeve të provave, kampionë të gënjeshtrave dhe të pafytyrë, për t’i hedhur hi syve, opinionit publik. Asnjë përgjigje, asnjë konkluzion, asnjë shpjegim për ngjarjen e djeshme në shkollën "Janaq Kilica".

Si gjithmonë, jemi një vend me një qeveri, me plot ngjarje të çuditshme dhe çudia më e madhe tre ditë zgjat dhe presim ngjarjen e radhës.

Në ngjarjen e helmimit të nxënësve dhe mësueseve në shkollën" Janaq Kilica", drejtuesit e Policisë, drejtuesit e spitalit dhe drejtuesit e Arsimit, ishin si gjithmonë nën komandën e partisë dhe si një trup i vetëm, duke u bërë presion nxënësve dhe mësuesve, shpjegimi ishte i njëjtë:

“Nuk e dimë nga erdhi gazi mbytës dhe lotues, filloi nga klasa ku bëhej mësim biologjie dhe u shpërnda në të gjithë shkollën. Ndoshta kaldaja?!”

Ishin të interesuar t’ia faturonin disa, por këtë version e hodhën poshtë në mënyrë kategorike, drejtuesit e Arsimit: “Ajo nuk punon, - thanë ata, - më mirë të pranojmë që investimi që është bërë te kaldaja është korruptiv, se sa të mbajmë këtë përgjegjësi përsipër” dhe mirë e kanë menduar.

“Eksperiment kimik” thane disa të tjerë…. “por ishim në orë biologjie... në kabinetin e Kimisë...dhe këta nuk e pranojnë”.

Nga drejtues të Arsimit, nga drejtues të Spitalit dhe nga informacione të tjera, na rekomanduan të shikojmë faqen e kryetarit të bashkisë, z Subashi.

Aty në fakt duket qartë dhe duke i bërë reklamë, fillimit të një fushate për dezinfektim të shkollave. Punonjës, me maska dhe aparate në duar që dezinfektojnë klasat në shkollat e Fierit. Mbajtja e maskave dhe veshjet speciale tregojnë dhe rrezikshmërinë e këtij dezinfektimi.

Ky rekomandim i bërë nga këto institucione do të ishte pista tjetër, që Prokuroria dhe Policia duhet të ndiqnin, për të dalë tek e vërteta e helmimit të nxënësve të shkollës "Janaq Kilica ".

Unë e kuptoj dhe "mirëkuptoj", frikën e këtyre institucioneve dhe çdo institucioni tjetër në Fier, kur vjen fjala dhe në lojë është i plotfuqishmi, z. Subashi, por edhe kjo, që po themi është një mundësi, por jo e vërtetuar.

Gjithsesi, opozita për këtë punë është, të marrë përsipër përgjegjësi edhe në rastet kur parashikohet hakmarrje dhe kundërvënie, tashmë jemi mësuar.

E kemi bërë dhe do të vazhdojmë të bëjmë denoncime, pa kompromis, në të mirë dhe shërbim të qytetarëve."

Modifikuar më Saturday, 29 February 2020 11:27
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...