Kryemadhi zbardh skandalin: Bebe Rexhës nuk i japin leje për rindërtimin e 2 shtëpive në Bubq dhe Bizë

Saturday, 29 February 2020 13:33

Monika Kryemadhi ka bërë publik sot nga Vlora, me fakte, sesi i ashtuquajturi projekt rindërtimi i qeverisë Rama, është i kapur nga korrupsioni dhe i mbytur nga burokracitë.

Edhe pse pas tërmetit, e mirënjohura Bebe Rexha mbërriti në Shqipëri, në Bubq, dhe mori përsipër të financohen ndërtimin e dy shtëpive, sot e kësaj dite asaj nuk i jepet leja zhvillimore nga qeveria.

 “Mjafton që t’i kujtoj Kryeministrit Edi Rama, - tha Kryemadhi, - se si është të marrësh një leje ndërtimi, siç e tha ai,  “për 5 ditë”!

Unë kam tre muaj që për hir një lidhjes sime familjare, Bebe Rexha mori përsipër të ndërtonte dy shtëpi, një në Bubq dhe një në Bizë dhe i ndau, një shtëpi të krishterësh dhe një myslimanësh.

 

Ajo në Bubq ishte shtëpia e dy jetimëve që jetonin me gjyshen e gjyshen; të rinjtë ishin studentë dhe gjyshërit i mbanin me pensionet e tyre.

Mbasi janë paguar paratë për të bërë projektin, janë bërë tërë dokumentacionet, sot e kësaj dite - dhe kjo është një njeri me famë botërore - nuk i kanë dhënë leje ndërtimi se na duhet “leje zhvillimore”!!!

E njejta gjë edhe në Bizë, po i sorrollasin në mënyrën më të tmerrshme.

Mendoni, në dy shtëpi që kanë mundësi financiare për t’u ndërtuar dhe që u thanë edhe se për këtë ndihmë, ju dhanë formular, duhet të hiqni dorë nga ndihma e shtetit. Dhe sot e kësaj dite, ata hoqën dorë nga ndihma e shtetit, por  vazhdojnë të jetojnë në çadër dhe presin lejen e ndërtimit për shtëpi.”

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...