“Nëse do kishte drejtësi të pavarur do ishe në burg”, PD i përgjigjet Ballës: Ora e llogaridhënies po afron

Saturday, 29 February 2020 13:49

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa, deklaroi sot se “nëse do të kishte drejtësi të pavarur, Taulant Balla do të ishte prapa hekurave për bashkëpunim me kriminelë për pastrim parash përmes lejeve të ndërtimit dhe tenderave publikë.

“Taulant Yaris” do të ishte duke dhënë llogari për garancitë dhe mbrojtjen që u jep kriminelëve dhe trafikantëve.

Përdorimi i krimit të organizuar për pushtet e para nuk i shpëton dot “taulantët e Rilindjes”.

Presioni dhe shantazhi që u bën gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk e mbron dot gjatë, ashtu siç nuk fshihet dot më pas sulmeve kundër opozitës që i nxori të palarat e kriminalizimit dhe korrupsionit të kësaj qeverie-bande.

Shqiptarët po e vuajnë në kurriz këtë pushtet.

Ora e drejtësisë dhe llogaridhënies po afron.

Taulant Yaris bën mirë që të marrë masat që tani për qelinë e tij,” paralajmëron Zhupa.

 
Modifikuar më Saturday, 29 February 2020 14:07
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...