“Goditje lugësh në tenxhere bosh”, zëdhënësi i Metës i përgjigjet Ramës: Mos mobilizo policë për 2 mars, çoji të kapin tonelatat e drogës!

Saturday, 29 February 2020 14:39

Pasi kryeministri Edi Rama ‘thumboi’ manifestimin e 2 marsit, i thirrur nga presidenti Ilir Meta, ka reaguar zëdhënësi i këtij të fundit, Tedi Blushi

Përmes një reagim në ‘Facebook’ Blushi i kundërpërgjigjet kreut të qeverisë, ndërsa nuk i kursen ironitë, duke mos i ndarë dhe nofkën ‘gruaja e Bilalit’. Në këtë linjë Blushi theksoi se godina ku ndodhet Dhoma e Luleve, do të jetë më e sigurta në 2 mars. Mes të tjerash zëdhënësi i Metës i sugjeron Ramës që mos të mobilizojë policët në tubim, por t’i dërgojë që të kapin tonelatat e drogës.

REAGIMI I BLUSHIT
Më në fund Gruaja e Bilalit hoqi dorë nga zanati i fotove të vjedhura dhe kaloi tek arti i gatimit me tenxhere dhe kusi, në Dhomën e Luleve.
E sigurojmë se godina ku ndodhet Dhoma e Luleve, nga ku ajo sodiste e traumatizuar protestat e opozitës në vitet 2000, do të jetë më 2 mars godina më e sigurtë në botë, e mbrojtur nga vajza dhe gra kuqezi vetëm me mimoza në duar.
Të mos mobilizojë policë kot por t’i dërgojë të kapin tonelatat e drogës!

Modifikuar më Saturday, 29 February 2020 14:41
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...