Mbyllet dita e dytë e Kongresit të PS, miratohet statusi i ri. Ja çfarë vendimesh u morën

Saturday, 29 February 2020 17:58

Në sesionin e dyte te Kongresit te PS u miratua statuti i ri.

Gazetari Ergys Gjencaj raporton për “Balkanweb” se në këtë sesion të dytë, që u zhvillua me dyer të mbyllura, në Kongres u lexua e plotë kërkesa për mocion nga 8 socialistët, mes tyre edhe Arta Dade, Maqo Lakrori etj.

Sekretari Organizativ Arben Pëllumbi tha se kërkesa nuk kishte ardhur sipas rregullave statutore dhe për pasojë nuk u mor në konsideratë.

Gjatë këtij sesioni nuk pati asnjë diskutim.

Në sesionin e dytë të Kongresit, u miratuan ndryshime teknike në statutin e PS. U vendos krijimi i Librit të Rregullave që përmbledh rregulloret e organeve të partisë, kodin e zgjedhjeve, kodin e etikës, çdo udhëzim për funksionimin e institucioneve të PS.

U fut në statut koncepti i bashkëdrejtimit burrë-grua, që më parë ishte si udhëzim nga kryesia e PS.

Vendoset kontrolli i integritetit dhe figurës, bazuar në legjislacion. U sanksionua se kush nuk reflekton të vërtetën, kush nuk tregohet i sinqerte për aktivitetin e tij, merr përsipër sanksionet jo vetëm në aspektin e përgjegjësisë ndaj ligjit, por edhe me përjashtimin nga partia.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...