Haradinaj: Ramës i prisha planin serbomadh, tani po zbaton këshillat e Lavrovit

Diel, 01 Mars 2020 11:28

I kuptueshëm frustrimi i Edi Ramës ndaj meje. E di që nuk ma fal dot që ia prisha planin serbomadh.

Edi Rama pas kthimit nga Moska, vepron pa humbur kohë në zbatimin e këshillave të Lavrovit.

Uroj që Kryeministri Kurti të vazhdojë rrugën time të bllokimit të shtegut të Edi Ramës e të tjerëve për copëtimin e Kosovës dhe fuqizimin e Serbisë e Rusisë në rajonin tonë, duke mbajtur taksën deri në kontratën finale për njohje. Të tjerat janë tashmë histori," shkruan Haradinaj.

 

Mëngjesin e sotëm, Rama sulmoi ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj për të cilin shkruan: Me paturpësi Ramushi ka nisur baltosjen e Albin Kurtit! Albini mund të jetë gjithçka po kurrë nuk është shërbëtor i Serbisë! Uroj të mos tutet prej sulmeve të ulëta për heqjen e taksës që shkatërroi reputacionin ndërkombëtar të Kosovës dhe viktimizoi Serbinë në sytë e botës!

Rama shkruan më tej se Albin Kurti është në rrugën e duhur. “Heqja e taksës do jetë dita e parë e tij si kryeministër në zyrë, jo më si lider opozite në zyrën e kryeministrit! Do t’i duhet të përballet me etiketën e “tradhtarit” po ani, ajo etiketë i dallon udhëheqësit e paqes nga statujat e luftës”.

Modifikuar më Diel, 01 Mars 2020 12:26
Login to post comments