Tritan Shehu
Rama, të përgjigjet për “Jugosllavinë e Re” e “Shkëmbimin e territoreve”, përpara se të bëhet “gjykatësi” i Kurtit e Haradinajt!
Ashtu si sot, në vazhdimësi përzjerja e Ramës në punët e Kosovës vetëm rreziqe i ka krijuar atij vendi, shqiptarëve kudo ku janë, Rajonit në terësi.
Kjo ka ndodhur kur ai si bashkëautor shqipfolës i teorisë së Shkëmbimit të territoreve ngjalli ëndrrën e “Serbisë së Madhe”, apo kur si tellall i Vucic për atë “Shengen” po na fuste në “Jugosllavinë e Re” me drejtim Euroasian.
Në fakt ai shkatërroi gjithëcka edhe kur u “përzie” në Maqedonine e Veriut me të famshmin takim në Pogradec!
Për të mos folur për “corbën” e rrezikeshme me disa lidhje e partneritë që ka krijuar në Tiranë.
Të gjitha këto ndërhyrje, lidhje, bashkëpunime të ngushta të tij, kanë qënë të motivuara, inspiruara apo stimuluar nga burime me interesa ndesh me tonat.
Pra ai duhet të qëndrojë e duhet mbajtur sa më larg mundësisë se interferencave të tilla, që rrezikojnë rëndë interesat tona kombëtare, rrugën tonë europiane e Perendimore.
Sa për Kosovën, ajo ka tashti klasën e saj të zhvilluar politike, ka bashkëpunimin e vendeve kryesore të BE e mbi të gjitha ka në krah SHBA, lidhjet e marrëdheniet me të cilin janë e duhet të jenë të “shenjta” për atë e për të gjithë shqiptarët.
Pa asnje dyshim politika kosovare duhet e do të kordinojë te gjitha veprimet e qëndrimet thelbësore me Washingtonin; fushë ku “shtyrja” e Ramës për tu bërë “faktor”, vecse do ta komprometojë atë.