Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, iu bën thirrje të gjithë mbështetësve të PD t’i bashkohen manifestimit të 2 marsit, të thirrur nga Presidenti Ilir Meta, për mbrojtjen e Kushtetutës.
Duke publikuar një video në “Facebook”, Bardhi thekson se Kushtetuta është marrëveshja më e rëndësishme e një shoqërie që garanton bashkëjetesën tonë, dhe kur ajo shkelet, bie shteti dhe demokracia.
“Kushtetuta është marrëveshja më e rëndësishme e një shoqërie që garanton bashkëjetesën tonë. Kur shkelet Kushtetuta, bie shteti, bie demokracia, cenohen të drejtat e njerëzve. Çdo qytetar duhet të reagojë. I ftoj anëtarët dhe mbështetësit e Partisë Demokratike të bashkohen në manifestimin e 2 Marsit, në mbrojtje të Kushtetutës, në orën 17:00, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit”, shkruan Bardhi.