Nga Genc Pollo
Henri Çili u arrestua kur shumë e shumë rilindistë e kolaboracionistë duhet të ishin në burg. Çili mund t’i jepte shpjegimet e tija gjykatës e publikut në liri; nuk besoj se dikush pretendon se ai përbënte rrezik sigurie ose arratisje. Por Çili kohët e fundit ishte kritik me qeverinë. Kaq mjafton për drejtësinë e vjetër e të re.
Por nëse fabula e policisë ka një bazë, atëhere publiku duhet të mësojë kush nga Gjykata e Lartë premtoi favore për vrasësit e policit. Dhe nuk ka shumë emra: një ( Dvorani ) maksimumi dy.