Heqja e taksës, kuvendi i Kosovës mban sot seancë të jashtëzakonshme

Hënë, 02 Mars 2020 11:56

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në një seancë të jashtëzakonshme për taksën për mallrat serbe. Pas paralajmërimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për heqjen e tarifës 100%, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar këtë seancë. Ditë më parë, deputeti nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Kurtit për heqjen e taksës.

Haradinaj ka thënë se “Kurti është një mashtrues i madh publik. Sot mori një vendim të njëanshëm që si duket nuk e ka konsultuar as partnerin që e kanë në qeveri. Po tingëllon që vet zoti Kurti është si një ‘Coronavirus’ në Kosovë”, kishte thënë Haradinaj.

Kujtojmë se Kurti pak ditë më parë pranoi të hiqej pjesërisht taksa për mallrat serbe, dhe konkretisht ajo për lëndën e parë. Ky vendim ka sjellë reagime në politikën kosovare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...