Presidenti francez Emmanuel Macron anuloi dy takime të planifikuara për këtë javë me qëllim që të përqëndrohej në përgjigjen që Franca duhet t’i jepte krizës së koronavirusit, njoftoi zyra e tij të hënën sipas Reuters.
Një vizitë në jugperëndim të Francës u shty ndërsa pjesëmarrja e tij në darkën vjetore të grupit hebre CRIF të martën u anulua.
“Kjo nuk do të thotë se Presidenti po vetizolohet, por se ai po sigurohet që të jetë i disponueshëm për të menaxhuar situatën”, thanë burimet zyrtare.