Presidenca jep mesazhin e fundit para nisjes së manifestimit, teksa tashmë në shesh janë mbledhur mjaft qytetarë, që mbajnë të gjithë lidhur në krah flamurin kuqezi. Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, iu uron mirëseardhjen në “Facebook” të gjithë qytetarëve, në atë, që ai e quan manifestim i jashtëzakonshëm mbarëkombëtar.
“Motra dhe vëllezër, Mirësevini në këtë Manifestimin të jashtëzakonshëm Mbarëkombëtar, ku do të firmoset një DEKRET, do bëhet një VOTIM dhe do shpallet një BETIM! SOT NIS PRANVERA E PANDALSHME KUQEZI! shkruan Blushi.
Kurse agjencia LSA sjell këto pamje nga bulevardi i mbushur.
© SYRI.net