Edhe fëmijët bëhen dëshimtarë të “beslidhjes së re”

Hënë, 02 Mars 2020 17:25

Deklaratat e  Presidentit Ilir Meta një ditë para tubimit të 2 marsit se do të jetë një manifestim i paqtë mbarëpopullor me flamuj kuqezi dhe lule ka shërbyer si garanci për qytetarët që të dalin në bulevard me fëmijët e tyre të pashqetësuar për ndonjë incident.

Siç mund të shihni në këtë foto të realizuar nga gazetarja e Ora News, Rovena Neziri, prindër me fëmijët e tyre në karroca i janë drejtuar bulevardit, por ndryshe nga shëtitjet e tyre të zakonshme sot për një qëllim kombëtar.

Login to post comments