Manifestimi, Presidenti Ilir Meta zbret mes qytetarëve në Bulevard e bën shqiponjën, kush pritet të flasë

Hënë, 02 Mars 2020 17:35

Ka nisur manifestimi i thirrur nga Presidenti i Republikës Ilir Meta, ndërsa mijëra qytetarë i janë përgjigjur thirrjes duke mbushur Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Para Presidencës është vendosur një podium ku pritet të flasë Presidenti i Republikës Ilir Meta, i cili sapo i është bashkuar qytetarëve i rrethuar nga disa personazhe publike duke kaluar mes turmës.

 
 

Fjalën e parë në manifestim sipas burimeve pritet ta mbajë Ledi Bianku, personalitet i njohur i së drejtës ndërkombëtare dhe ish-anëtar i Komisionit të Venecias. Pas tij do të jetë Robert Budina, regjisori dhe aktivisti i Teatrit, dhe më pas aktorët Bujar Kapexhiu si dhe Neritan Liçaj raporton gazetarja Klodiana Lala për “BalkanWeb”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Por do të jenë edhe 3 personalitete të tjera të cilat do të flasin para se të marrë fjalën Presidenti Meta.

 

Aktualisht në Bulevard, nuk ka prezencë të policisë, e cila është përqendruar rreth e rrotull Kryeministrisë. Policia rrugore ka bllokuara këtë pjesë të bulevardit, nga presidenca tek sheshi Nënë Tereza.

Presidenti Meta pritet të firmosë një dekret para qytetarëve. Maxhoranca ka miratuar javën e kaluar një ndryshim në ligjin për Gjykatën Kushtetuese, që ka të bëjë me betimin e një anëtari të Kushtetueses nëse kalojnë afatet para Presidentit tek një noter, gjë që sipas Kreut të Shtetit është shkelje e Kushtetutës dhe ky manifestim është thirrur pikërisht në mbrojtje të saj. Ndërkohë  që qytetarët do të jenë në bulevard me flamuj kuq e zi dhe mimoza, siç ka qenë apeli i Presidentit.

 

Login to post comments