Mbi 100 mijë para Presidencës, në sheshin “Nënë Tereza” dhe bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, me lule dhe flamuj kuq e zi

Hënë, 02 Mars 2020 18:03

Në orën 17:00 ka nisur manifestimi mbarëkombëtar për mbrojtjen e Kushtetutës. Mbi 100  mijë qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së kreut të shtetit Ilir Meta. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur si asnjëherë më parë.

Pas mbërritjes së kreut të shtetit dhe mjaft figurave publike që e shoqëronin atë, manifestimi nisi me këndimin e himnit kombëtar.

 

Aktori Neritan Liçaj ka hapur takimin në cilësinë e moderatorit. Ai ka ftuar për të folur juristin Ledio Bianku.

Juristi Bianku u shpreh se “në një vend ku Presidentit nuk i njihet e drejta kushtetuese, imagjinoni çfarë mundësish kanë qytetarët e thjeshtë. Jam këtu jo për pushtetin e partive, por për pushtetin e Kushtetutës”.

Login to post comments