Presidenti I Republikës, Ilir Meta ka marrë fjalën në manifestimin e thirrur prej tij në mbrojtje të Kushtetutës. Meta u shpreh se ulet në gjunjë vetëm para popullit dhe flamurit kuq e zi dhe asnjë grupi puçist.
Meta theksoi se sot Shqipëria është ndarë në dy botë, atë kuq e zi dhe një grup i vogël i errët që i pi gjakun shqiptarëve si shushunja.
“Presidenti i popullit kuq e zi ulet në gjunjë vetëm para popullit she flamurit kuq e zi. Para popullit të shqiponjave. Këtë ta dëgjojnë mirë puçistët vendas dhe organizata ndërkombëtare mafioze dhe kërkon t shkatërrojë sovranitetin e kushtetutës suaj. Neni 2 i kushtetutës që ju votuat në 98 thotë: Sovraniteti i përket vetëm popullit.
Ndaj ju kam ftuar jo si Ilir Meta por si presidenti juaj, si i vetmi institucion legjitim, demokratik për të dëgjuar vendin tuaj sepse kur institucionet bien ngrihet populli dhe nuk futet në xhep si paratë e oligarkëve.
Jemi këtu sepse Shqipëria është ndarë në dy botë. Ne atë të popullit kuq e zi dhe në atë të grupit që përfaqëson një botë të erret, tradhtare, puçistë te oligarkëve, që si shushunja pinë çdo ditë gjakun e popullit tonë”, tha Presidenti Meta